Kirurgu Enver Fekaj, po e pranon se i kishte kërkuar ryshfet pacientit 19-vjeçar, Hysen Ibrahimaj. Madje ai pranon se në rastin e Ibrahimajt ai është tallur.
E gjitha kishte filluar kur pacienti Ibrahimaj kishte një problem me zorrën e trashë dhe me rekomandim të kirurgut kreu operacionin në spitalin privat që i kushtoi 2 mijë euro.
Familja thotë se mjeku u kishte thënë që operacionin e dytë do ta kryejë në QKUK pas dy muajve, për shkak se nuk kanë mundësi sërish të shkojnë në spitalin privat.
Kirurgu Enver Fekaj nuk ka dashur të flasë para kamerës, për KTV-në. Por ka pranuar se i ka kërkuar sërish para familjes për operacionin e dytë, por ka thënë se nuk e kishte përnjëmend dhe se paratë i kërkoi me shaka.
kirurgu Enver Fekaj i kishte kërcënuar se askush në QKUK nuk do të guxojë ta operojë birin e tij. Nëpërmjet telefonit, thotë se familja e ofendoi duke ia cenuar integritetin prej mjeku, andaj refuzoi ta operojë pacientin për herë të dytë.




















