Aktuale

Situatë shqetësuese: Për vetëm dy ditë, në Kosovë u konfirmuan 111 raste me COVID-19

Pas masave lehtësuese të ndërmarra nga institucionet, në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19.

Vetëm dje dhe sot, në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 111 raste të reja me virusin korona, shkruan lajmi.net.

Sot, siç bëri të ditur IKSHPK, janë gjithësej 53 raste të reja,  teksa mbrëmë ishin pesë më shumë, në total 58.

Po ashtu, ditëve të fundit ka pasur konfirmime të rasteve me COVID-19 edhe në disa insticione, përfshirë edhe ato publike.

Për këtë, IKSHPK ka rekomanduar ministrinë e Shëndetësisë që të njëjtat t’i mbyllë.

Në total, deri tani në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 437 raste të reja me COVID-19.

the authorGazetaKNN