Prodhimi në fabrikën e Hyundai në Kinë është ndaluar për herë të dytë brenda muajit për shkak të çrregullimeve me furnizim.
Kompania po paguan çmimin e tensioneve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Koresë Jugore, për shkak të sistemit amerikan të mbrojtjes raketore.
“Fabrika në Çangjou, në provincën kineze Hebej, ka ndaluar prodhimin herët në mëngjes, pasi që furnizuesi gjerman ndaloi porositë për sistemin e automobilave për ventilim pasi Hyundai shtyri pagesën”, ka thënë zëdhënësi i prodhuesit jugkorean të automobilave Ça Sheon-jin.
Kjo është njëra nga pesë fabrikat në Kinë, të cilat i ka “Peking Hyundai Motor”.
“Kompania është në bisedime me furnizuesin për të vazhduar punën sa më parë që të jetë e mundur”, tha Ça.
Shitja e veturave pothuajse është përgjysmuar pasi që Pekini shprehu zemërimin ndaj Seulit për shkak të vendimit për të instaluar sistemin antiraketor amerikan THAAD. Ky sistem synon të parandalojë agresionin verikorean, thonë në Seul, por Pekini është i shqetësuar pasi që radarët e tij të fuqishëm do të mbikëqyrin edhe territorin e tyre.
Muajin e kaluar, prodhimi i Hyundai në Kinë është ndërprerë për një muaj.