Një refugjat sirian gjeti vdekjen në rrugët e Britanisë së Madhe, përderisa po kërkonte së pari të mbijetonte nga lufta e Sirisë, më pas një jetë më të mirë, transmeton Express.
Njëzetetre vjeçari, i cili sipas të dhënave në rrjetet sociale, është quajtur Abraham Ismail, është gjetur i shtrirë në një rrugë ne qytetin anglez, Birmingem, me plagë të rënda të marra gjatë natës së quajtur “e premtja e çmendur”.
Ai është gjetur rreth orës 3:30 e mëngjesit në një qosh të rrugës së Birmingemit.
Siriani kishte ikur nga vendi i tij për të gjetur një jetë më të mirë në Britaninë e Madhe.
Mjekët e ndihmës së parë kishin provuar ta mbanin në jetë, por siriani kishte vdekur gjatë rrugës për në spital.
Policia akoma nuk ka konfirmuar identitetin e tij, por emri i tij u gjet në rrjetet sociale, ku shokët e tij provonin të mblidhnin të holla për varrimin e tij dhe kishin treguar se familja e viktimës gjendeshin në Siri. /Express/