Një predhë artilerie nga Siria e goditi sot provincën juglindore Hatay në Turqi, ndërsa trupat kufitare turke i janë kundërpërgjigjur Sirisë në të njëjtën formë, raporton transmetuesi turk CNN Turk.
Nuk raportohet për të vrarë apo lënduar, shkruan CNN Turk, përcjell Express.
Sipas transmetuesit turk, predha e goditi një zonë rurale në rrethinën Yayladagi të Hatay.
Predha erdhi nga një zonë siriane e kontrolluar nga qeveria siriane. /Express/