Rajon & Botë

Siri: Vriten 141 civilë, përfshirë 18 fëmijë, brenda një jave bombardimesh

Të paktën 141 civilë, përfshirë 18 fëmijë, janë vrarë në një javë të bombardimeve në lindje të Aleppos, e cila kontrollohet nga rebelët.

Për më tepër, këto zona kanë mbetur edhe pa spitale, si shkak i sulmeve ajrore ruse dhe siriane, sipas Mbikëqyrësit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, transmeton Express.

Sulmet ajrore filluan sot një javë, pas një pauze njëjavore të sulmeve ajrore dhe bombardimeve./Express/