Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët në vazhdim në të gjithë territorin e Shqipërisë, sipas parashikimit të sinoptikanëve.
Sinoptikania Lajda Porja duke folur për News 24 bëri të ditur se reshje do të ketë në të gjithë territorin nga ora 9:30 deri në 17:00.
sipas saj, reshjet do të jenë të përqendrua në Shkodër, Krujë, Tiranë, Durrës dhe Vlorë në orën 12:00 të ditës.
Reshjet e shiut nisën që dje në gjithë territorin, ndërsa në Shkodër u bënë shkak për ndërprerjen e ndeshjes Shqipëri-Maqedoni e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.