Shëndetësi

Simptomat e artritit: Glukozamina parandalon dhimbjet e kyçeve

Simptomat e artritit mund të parandalohen nga marrja e rregullt e glukozaminës.

Ajo mund të shtyjë dobësimin e kërcit, si dhe rikuperimin e ndonjë dëmtimi.

Dobësimi i kërcit është një nga shkaktarët kryesorë të osteoartritit.

Simptomat e osteoartritit përfshijnë dhimbjen e kyçeve, ngurtësinë dhe bezdisjen e kërcitjeve të kyçeve.

Por, studimet kanë provuar se glukozamina ndihmon në krijimin e blloqeve të nevojshme për ndërtimin e kërcit.

Një studim ndërkombëtar ka analizuar efektet shëruese të glukozaminës në më shumë se 200 pacientë të prekur nga osteoartriti.

Ata u kanë dhënë 1,500mg glukozaminë, ose placebo. Derisa pacientët që kishin marrë placebo kanë pasur përkeqësim të kërcit dhe dhimbje në kyçe, grupi që kishte marrë glukozaminë, nuk kishte pasur probleme me kyçe, thonë studiuesit.

Ndryshe, osteoartriti prek rreth tetë milionë njerëz në Britaninë e Madhe.

Simptomat mund të zbuten përmes ushtrimeve të rregullta, humbjen e peshës. Rreziku nga osteoartriti është më i lartë te personat mbi moshën 50-vjeçare, ata që kanë histori të familjes me osteoartriti, ose që janë me mbi mbipeshë, transmeton KosovaPress.