Shoqëria ‘Lëvizja’, Instituti Albanologjik – Dega e Historisë dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, organizojnë simpozium shkencor ‘ Themelimi i Lëvizjes-LPK dhe Heronjtë e Janarit 1982.
Punimet e simpoziumit do të zhvillohen më 17 janar, duke filluar nga ora 10 në Institutin Albanologjik të Kosovës.
Lëvizja Popullore e Kosovës është parti politike e cila u themelua në vitin 1982.
Ndërsa më 17 janar 1982, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, janë ekzekutuar në Gjermani nga dora e zgjatur e UDB-së Jugosllave.
Në seancën e parë të simpoziumit pjesëmarrësit do të prezantojnë:
Alfred Mosiu: Demonstratat e vitit 1981 dhe Republika e Shqipërisë
Hydajet Hyseni: Heronjtë e Janarit dhe themelimi i Lëvizjes
Mazllum Baraliu: Pozita kushtetuese-juridike e Kosovës ne prag te Pranverës se madhe te vitit 1981.
Marenglen Verli: Shfrytëzimi kolonial i Kosovës-pozita ekonomike 1974-1981.?
Hakif Bajrami: Qëndrimi i LKJ ndaj Demonstratave të vitit 1981 dhe grupeve “ilegale”.
Sabile Keçmezi: Evoluimi i kërkesave të ilegales shqiptare në Kosovë për bashkim kombëtar
Hysen Matoshi: Grupet majtiste në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe roli i tyre
Sabit Syla: Qëndrimi i Shtetit Shqiptar kundruall kërkesës për Republikë
Dilaver Goxhaj: Forcat e armatosura te Republikës se Shqipërisë në prag, gjatë dhe pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981
Mehmet Hajrizi: Roli i GMLK-se ne organizimin dhe orientimin e kërkesave politike ne demonstratat e vitit 1981„“.?
Sadri Ramabaja: Kadri Zeka-ideolog dhe organizator
Sabri Kiçmari: Këndvështrim politikologjik për demonstratat e vitit 1981 si moment kthese historike përKosovën
Bedri Islami: Viti 1981-qëndrimi i shtetit shqiptar dhe i mediave
Ibrahim Kelmendi: Dëshmi autentike për17 janarin 1982
Bajrush Xhemajli: Roli dhe kontributi i Nuhi Berishës në përafrimin e grupeve ilegale
Seanca e dytë:
Hasan Ukëhaxhaj: Marrëdhëniet e Kosovës me Republikën e Shqipërisë në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës dhe refleksionet e tyre në Lëvizjen Kombëtare nga janari i vitit 1968 deri ne Pranverën e vitit 1981
Memli Krasniqi: Shtypi amerikan për ngjarjet e vitit 1981-1982
Fazli Veliu:Rëndësia historike e themelimit të Lëvizjes – LPK
Faton Topalli: Takimi i Stambollit (1981)-dështimi i bashkimit të organizatave atdhetare
Bislim Elshani: Viti 1981 dhe zëri intelektual
Fatmir Arifi dhe Albulena Halili: Tezat e Frontit për Republikën e Kosovës ne kontekstin gjeopolitik rajonal
Kadri Rexhaj: Bashkëpunimi i Jusuf Gërvalles me Kadri Zekën
Adnan Asllani: Jehona mediatike e një vrasjeje te trefishtë
Berat Luzha: Përpjekjet e OMLK-së për bashkimin e grupeve ilegale në vitin 1981
Isak Sherifi:Veprimtaria politike e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në shtypin e kohës
RamadanAvdiu: Lëvizja pararendëse e gjithë qëndresës së organizuar kundër pushtuesit – nga gurët deri te lufta e armatosur
Emrush Xhemaili: LPK – vështirësitë e formimit të saj
Ismail Kastrati: Pabarazia ekonomike dhe revolta studentore – popullore