Aktuale

Simiq takohet me kongresistët amerikanë që po qëndrojnë në Kosovë

Shefi i deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Sllavko Simiq është takuar sot me një delegacion të kongresmënëv amerikanë që po qëndrojnë në Kosovë.

Siç raporton Tanjug, Simiq me kongresmenët amerikanë ka biseduar me pozitën e serbëve në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Lista Serbe kongresmenëve amerikanë u ka interesuar pozita e serbëve në aspektin politik, ekonomik dhe në atë të sigurisë.

 

Kongresmenët Peter Roskam dhe David Price gjatë ditës janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zyrtarë tjerë të politikës në Kosovë.