Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se janë kthyer në institucionet e Kosovës dhe do të marrin pjesë edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, këtë të enjte, “për t’i mbrojtur të drejta e serbëve në Kosovë”.
Por, Simiq ka saktësuar se nuk do ta përkrahin Projektligjin për Transformimin e FSK-së.
“Nuk e përkrahim projektligjin për ushtrinë sepse është në kundërshtim me rezolutën 1244”, është shpehure ai, në një prononcim për gazetarët, raporton Ekonomia Online.