Aktuale

Simiq kërkon që sa më shpejt të formohet Asociacioni

Deputeti Sllavko Simiq i cili dje është shkarkuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe sot me t’u kthyer në Kuvend kërkoi nga partnerët e koalicionit që të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai arsyetoi edhe kthimin në seanca të Kuvendit pas disa muajsh mungesë duke thënë se kthimi i tyre është bërë me qëllim që vetëm në këtë mënyrë mund të realizojnë qëllimet e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

Simiq tha se Lista Serbe është kundër Ligjit për Trepçën dhe ligjeve tjera që sipas tij cenojnë interesat e qytetarëve serbë./KosovaPress/