Sport

Simeone lavdëron Messin

Diego Simeoen e ka pranuar se Leo Messi ka bërë paraqitje fantastike ndaj skuadrës së tyre

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone tha se ndeshja ndaj Barcelonës ishte fantastike dhe e kompletuar në çdo aspekt.

Ai po ashtu lavdëroi Messin, për të cilin tha se pati një ndeshje fantastike.

“Stadiumi është fantastik, një natë fantastike futbolli me dy skuadra të mëdha dhe një Leo Messi impresiv, i cili nuk erdhi aq i lodhur sa thuhej. Ai ka bërë ndeshje fantastike, po Atletico luajti ndeshje komplete”, tha Simeone pas barazimit 1:1 me Barcelonën. /Express/