Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është tallur me ka presidentin e porsazgjedhur të Francës, Emmanuel Macronin, duke thënë se Macron është një djalosh i mirë me një nënë të pashme.
Manjati i mediave, 80-vjeçar, me këto komente po iu referohej martesës së Macronit me Bringitte Trogneux, e cila është plot 24 vjet më e vjetër se Macron, transmeton Express.
Macron, 39-vjeçar, për herë të parë u takua me Trogneux, 64-vjeçare, kur ai ishte adoleshent dhe ajo mësuese e tij e dramës. Ata u martuan në vitin 2007. Martesa e tyre ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Berlusconit.
Duke folur në një ngjarje politike për kandidatin e Forza Italia për kryetar komune në qytetin verior Monza, Berlusconi ka thënë se presidenti i porsazgjedhur është një djalosh i mirë 39-vjeçar, raporton the Telegraph.
“Ai ka përvojë të mirë dhe mbi të gjitha me një nënë të pashme, e cila e ka bartur atë në krah kur ai ishte ende fëmijë,” ka thënë Berlusconi.
Por, edhe vetë Berlusconi është i përfshirë në një marrëdhënie me dike 49 vjet më të re se ai.
Partneren e vet, Francesca Pascale, e cila është vetëm 31-vjeçare./Express/