Aktuale

Sigurimet paguhen prej korrikut, por shërbimet shëndetësore s’dihet kur do të ofrohen

Fondi për Sigurime Shëndetësore nuk ka objekt. Ende nuk është i pavarur nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse me ligj parashihet që të jetë organ i pavarur.

Ka vetëm 12 punëtorë, ndërsa planifikohet të menaxhojë me qindra miliona euro, shkruan sot Koha Ditore.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë (AFSH), Xhevat Uka, ka thënë se e kanë dërguar në Qeveri rregulloren për fondin që do të hapë rrugën e rekrutimit të stafit.

“Pasi të kalojë kjo rregullore në Qeveri, atëherë fillon plotësimi i vendeve të punës”, ka thënë ai.

50 punëtorë, sa parasheh kjo rregullore, nuk janë të mjaftueshme për një institucion të madh siç është AFSH-ja.