Aktuale

Si u vra mjeku në sy të familjes në Shkodër, zbulohet konflikti

Zbardhen detaje nga krimi qe ndodhi në orët e para te mëngjesit te sotëm ne Shkodër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ne lagjen “Qemal Stafa”, ku rreth orës 00:00, policia njoftoi se një person ka qëlluar me armë shtetasin Ilir Alija, 40 vjec, me profesion mjek. Nga të dhënat e para mësohet se ai u qëllua për vdekje në sy të familjes së tij.

Raportohet se si fillim ka pasur zënka që ka degjeneruar në sharje dhe ofendime, ku më pas Dritan Ymeri ka qëlluar me pistoletë me dy plumba drejt Ilir Aliaj duke e lenë të vdekur në vend. Gjatë momentit të sherrit ka qenë i pranishëm edhe djali i viktimës, rreth 16-17 vjeç, i cili ka parë të gjithë skenën e vrasjes së babait të tij. Fill pas ngjarjes, autori i vrasjes u fsheh në banesë, ndërsa refuzoi të dorëzohej në polici. Pavarësisht se policia si edhe nga forcat e FNSH-së i bënë thirrje që ai të dorëzohej, autori i krimit mundi të arratisej, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:

Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.