Shëndetësi

Si t’i shpëtoni dhimbjes së shpinës

Dhimbja e shpinës është një nga problemet fizike më të zakonshme që njerëzit përjetojnë gjatë jetës së tyre.

Sipas mjekëve, duhet të kemi kujdes që të eliminojmë problemet që shkaktojnë dhimbjet e shpinës.

Nëse keni probleme me qafën, sigurohuni që jastëku juaj t’ua mbështesë të gjithë kokën. Kjo do të thotë se shpatullat dhe qafa duhet të mbështeten plotësisht mbi jastëk.

Kombinoni palestrën me ushtrimet për këmbët, duke përfshirë gjithashtu edhe yoga-n dhe baletin.

Nëse ju vishni këpucë shumë të sheshta, siç janë balerinat apo shapkat me gisht, do t’i bëni presion gjurit dhe më pas kjo do t’iu sjellë dhimbje shpine. Andaj shmangeni ato.

Mundohuni të mos qëndroni ulur ose të paktën mos qëndroni për një kohë të gjatë pa lëvizur. Çdo 20-30 minuta ju duhet të ndryshoni pozicionin tuaj dhe të lëvizni.