Parandalimi dhe mjekimi i sëmundjeve kardiovaskulare në të ardhmen nuk do të kërkohet në kabinetet e mjeksisë por në kuzhinën tuaj.
Një studim i ri i botuar në revistën Atherosclerosis konfirmon se ekstraktet e shegës si frut mund të parandalojnë dhe/ose të ndryshojnë patologjinë primare lidhur me vdekshmërinë kardiake: trashje progresive e arterieve koronare të shkaktuara nga akumulimi i materieve yndyrore – e njohur si aterosklerozë.
Hulumtimet janë bërë në minjë të sensibilizuar gjenetikisht ndaj bllokimit të artereve ashtu që ju janë dhënë ekstrakte të shegës në ujë për 2 jave, duke filluar nga java e tretë pas lindjes së tyre.
Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se trajtimi me ekstraktet e shegës është i dobishëm edhe për:
Të zvogëluar nivelin e stressit oksidativ;
Të zvogëluar mbledhjen e yndyrnave në muskulin e zemrës;
Të zvogëluar nivelin e proteinës kemotaktike (protein-1) – që ka të bëj me proceset Inflamatore të arterieve;
Të zvogëluar EKG anomalitë;
Të zvogëluar zgjerimet kardiake
Prandaj shftytëzoni sezonin e shegave dhe konsumoni ato për një shëndet më të mirë.