Shëndetësi

Si të mbani një dietë me ananas

Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.

Dita e parë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta bukë të thatë, pak marmelatë. Paradreke: gjysmë ananasi, sipas dëshirës i freskët. Dreka: 50 gr, mish me një fetë ananas në copa të vogla, një domate të madhe e qëruar dhe pak bukë. Pasdreke: një frutë sipas dëshirës. Darka: një racion fileto peshku, 50 gr, djathë kaçkavall dhe dy biskota.

Dita e dytë

Mëngjesi: një filxhan kafe dhe gjashtë biskota. Paradreke: gjysmë ananasi. Dreka: peshk me katër feta ananas dhe kopër, një kastravec të freskët me pak vaj dhe limon si dhe pak bukë. Pasdreke: një frutë të stinës. Darka: 60 gr, proshutë dhe gjysmë ananasi.

Dita e tretë

Mëngjesi: Një filxhan kafe, një fetë bukë dhe pak marmelatë. Paradreke: gjysmë ananasi. Dreka: një sallatë e madhe me pak bukë. Pasdreke: gjysmë ananasi. Darka: Një biftek viçi i pjekur dhe një sallatë e madhe me një lugë gjellë dhe limon.