Përdoruesit e internetit janë të ngazëllyer me recetën për liker limoni me katër përbërës.
Limoncello është pije shumë e vështirë për ta bërë dhe i gjithë procesi zgjat deri në tri javë, por një blogere thotë se kjo pije mund të bëhet për 10 ditë.
Receta e publikuar në blogun e “Brown Eyed Baker” kishte më shumë se 16.000 shikime, ndërsa Pintereset e shpalli atë si një nga recetat më të mira për këtë pije.
Në vend të pijes së shtrenjtë për dhuratë, personave të dashur mund t’ju jepni dhuratën e likerit që keni krijuar vetë dhe në këtë mënyrë kurseni para.
Përbërësit:
– Një litër vodkë
– 10 limonë
– Pesë gota të ujit
– Katër gota sheqer
Limonët duhet shpërlarë dhe qëruar, lëvoren e qëruar e qitni në një enë xhami dhe mbi ta hidhni vodkë. Lëreni të qëndrojë ashtu dhe pas dhjetë ditësh qëndrimi, vodka do të marrë ngjyrën e verdhë. Shtrydheni përmbajtjen dhe pas shtrydhjes shtoni ujë të vluar dhe sheqer. Para futjes në shishe, likerin duhet kulluar edhe një herë dhe pastaj është i gatshëm për konsum./Express/