Shëndetësi

Si ta menaxhojmë stresin?

Stresi është një gjendje emocionale e tensionuar, një gjendje shqetësuese e theksuar, i cili është i pashmangshëm në jetë.

Stresi në masë të vogël është normal për jetë dhe i nevojshëm deri në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës.

Efektet e stresit janë të ndryshe te çdo njeri, por ajo çfarë është e nevojshme të dimë është mënyra se si të ruhemi nga stresi, si ta menaxhojmë atë, si ta reduktojmë, si të përballemi ndaj tij, çka e shkakton stresin  dhe mënyra tjera të stresit, transmeton KosovaPress..

Sot shkenca njërën nga brengat kryesore të trajtimit e ka luftën dhe menaxhimin ndaj stresit, i cili është shumë i pranishëm, apo ndryshe njihet edhe si sëmundja e kohë moderne, që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, por kryesisht nga ata faktorë që ngacmojnë gjendjen tonë emocionale.

Ka disa teknika qetësuese për stresin, si:

Aktiviteti i rregullt fizik,

Shkruaj diçka që të bën të rrëfehesh të fshehtat e tua,

Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin,

Bej diçka që të kënaq,

Shko në qendra relaksimi, ku përfshihen ushtrimet për frymëmarrjen, ushtrimet për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga  dhe ushtrime tradicionale kineze,

Bëj aktivitete qe njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktikomi i ushtrimeve imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe qëndro pranë njerëzve që bëjnë humor./KosovaPress/