Patrisi sjell një foto të bukur me bashkëshorten e tij.
Tuna ka shkaktuar ‘furtunë’ me rikthimin e saj bmombastik me albumin të cilin e ka quajtur ‘Fortuna’.
Ajo ka promovuar albumin me një koncert që ka mbajtur në Shkup, ku ka kënduar ‘live’.
Ndërsa që nga publikimi i këngëve në Youtube, zëri i saj po dëgjohet në çdo anë.
E ndër përkrahësit më të mëdhenj të këtij projekti ishte padyshim edhe bashkëshorti i këngëtares, Robert Berisha i cili madje edhe shihet në të gjitha videoklipet që Tuna i ka realizuar këngëve të albumit.
Këtë herë Tuna ka mbledhur ata të cilët kanë mundësuar realizimin e albumit, në një darkë private për të festuar suksesin.
Me këtë rast, Patrisi ka shkrepur një foto të bukur me bashkëshorten e tij, ku shihen të afërt dhe shumë të lumtur./Gazeta Express/