ShowBiz

Si rrallëherë, Fero zbulon detaje nga lidhja me Arbenitën: Jam shumë xheloz

I ftuar së fundmi në emisionin “Ce Soir” ishte reperi i njohur Fero, i cili ndër të tjera foli edhe për lidhjen e tij me modelen bukuroshe, Arbenita Ismajlin.

Ai pranoi publikisht se është i dashuruar, duke e konsideruar dashurinë e vërtetë gjithçka në këtë jetë.

I pyetur nga moderatori se cili prej të dyve ishte më xheloz në lidhje, Fero tregoi se ai bëhet më xheloz për Arbenitën.

“Unë jam më xheloz. Në përgjithësi jam xheloz, edhe jam xheloz i keq por çfarë të bëj. S’kam pse me xhelozu, por jam xheloz.”- u shpreh reperi.

the authorBurbuqe Metolli