ShowBiz

Si një sirenë! Zaimina Vasjari sjell imazhet më të bukura nga deti

Shumë prej artistëve tanë tashmë kanë filluar pushimet verore, e disa prej tyre për shkak të angazhimeve i kanë shtyer ato për fund të sezonës.
Këngëtarja Zaimina Vasajri përmes disa fotografive ka bërë të ditur se edhe ajo ka shijuar plazhin këto ditë, shkruan lajmi.net.

Ani pse është nënë e një fëmije, Zaimina mahnit me format perfekte, të cilat kësaj radhe i ka treguar në bikini.

Imazhet e saj janë realizuar me rroba-banjo të ndryshme, por në secilën prej tyre dukej mahnitëse, ndërsa flokët i kishte bërë gërsheta.

Sa i përket profesionit, Zaimina prej kohësh është shkëputur paksa nga muzika, duke iu përkushtuar partnerit dhe vajzës. /Lajmi.net/