Rajon & Botë

“Si në luftë”: Zjarr i madh dhe shpërthime të njëpasnjëshme në verilindje të Italisë (Video)

Dëshmitarët e alarmuar nga zjarri i madh, në provincën verilindore të Italisë, kanë publikuar video të disa shpërthimeve të njëpasnjëshme qe tronditën rrugët e qeta të qytetit gjatë natës.

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur në një depo me cilindra gazi, transmeton Express

Nuk është bërë e ditur menjëherë nëse ka pasur të lënduar nga shpërthimi , por në pamjet e publikuara shihet të ndërhyjë edhe ambulanca , ku zjarrfikësit veçse kryenin punën e tyre. Edhe shkaktari i zjarrit ka qenë i paqartë për një kohë.

Shpërthimi i gazit në vende të mbyllura mund të jetë vdekjeprurës sikur në rastin e shpërthimit të së dielës në qendër të qytetit Ryazan, në Rusi. /Express/