Pas një informate se pasagjeri i një automjeti në lëvizje me tabela vendore në Vushtrri ka shtënë me armë nga dritarja, patrulla policore veturën në fjalë e ka ndalur ku gjatë verifikimit dhe kontrollimit të vozitësit dhe pasagjerit nuk është gjetur asgjë.
Gjithashtu është kontrolluar nga policia vendi i ngjarjes me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja kal.9mm.
I dyshuari (pasagjeri) pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt./FaktePlus