Vetura Golf 6 e aksidentuar me dy kamionë në rrugën Shtime-Suharekë, më saktësisht në fshatin Duhël, ishte e marrë me qira.
Prokurori i cili tashmë është në vendin e ngjarjes, i ka thënë Televizionit 7 se vetura në të cilën gjendeshin tre djemtë që humbën jetën, ka provuar të tejkalojë kamionin.
“Golfi ka hyrë në tejkalim në vijë të plotë, i ka prekur rrotat e fundit te kamionit edhe kamioni ia ka humbur drejtimin”, ka thënë prokurori.
Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.