Shëndetësi

Si ndikon fluturimi me aeroplan në organizmin tonë

Njerëzit mendojnë se kanë ftohje ose grip kur udhëtojnë, për shkak të ndryshimeve të klimës, por kjo mund të jetë për arsye se gjatë fluturimit ndryshon sistemi imunitar, transmeton KosovaPress.

Ata të cilët fluturojnë shpesh, e dinë se edhe komeditë e zakonshme i detyrojnë që të qeshin me lot, derisa një gjë e tillë nuk ndodh derisa ata janë në tokë.

Sipas një studimi të fundit, 15 për qind e meshkujve dhe 6 për qind e grave me siguri se do të qajnë derisa shikojnë filma në aeroplan, ndërkohë që besohet se ata nuk do t’i shikonin këta filma në shtëpi, shkruan BBC.

Hulumtimi tregon se njerëzit janë më të ndjeshëm dhe reagojnë ndryshe derisa janë në aeroplan dhe po ashtu vjen edhe te ndryshimi i shpeshtë i disponimit.

Ulja e presionit të ajrit në fluturime zvogëlon sasinë e oksigjenit në gjakun e udhëtarëve ndërmjet gjashtë deri në 25 për qind.

Për personat me shëndet të mirë një gjë e tillë nuk paraqet problem, derisa te të moshuarit mund të shkaktojë probleme me frymëmarrje.

Ajri i thatë po ashtu ndikon edhe në nuhatjen e aromave, andaj shumë kompani ajrore u hedhin mëlmesa shtesë ushqimeve gjatë fluturimit, në mënyrë që ato të jenë sa më të shijshme.