Aktuale

Si kishte ndodhur përplasja mes Halitit dhe Gashit, ja videoja

Në majin e vitit 2017 në një seancë plenare të Kuvendi të Kosovës, pas një debati të ashpër mes deputeti të PDK-së, Xhavit Haliti dhe atij të LDK-së, Arben Gashi, kishte eskaluar në përplasje fizike.

Teksa po votohej në një nga pikat e rendit të ditës, Haliti derisa po e shkonte për të votuar tek kutia e votimit, e kishte shtyrë me krahë deputetin Gashi, moment ky që për pak sa nuk kaloi në rrahje mes dy deputetëve.

Por, menjëherë kanë ndërhyrë deputetët tjerë që ishin afër kutisë së votimit dhe që po pritnin në rend për të votuar.

Menjëherë pas këtij rasti, deputeti Haliti kishte thënë se vetëm kishte rrëshqitur, pa pasur në plan të sulmonte kolegun e tij Arben Gashi nga LDK-ja.

“Kurgjo vallahin, asnjë përplasje s’kemi pas. Po rreni ju kapak. Jo vallahin veç kam rrshit. As s’kemi kurgjo, dje kemi debatu. Kom rrshit edhe e kom prek pak”, kishte thënë Haliti.

Më posht mund të shikoni pamjet e kësaj përplasje në Kuvend në seancën e 4 majit 2017: /FaktePlus