Aktuale

Si funksiononte grupi italo-shqiptare i mega-trafikut të drogës (Video)

14 kilogramë heroinë, 1 kilogramë kokainë e 136 kilogramë kanabis janë sekuestruar, ndërsa 19 persona, 10 prej të cilëve shqiptarë janë vënë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar sot nga policia italiane.

Siç shkruajnë mediat italiane, ky operacion ka shkatërruar një organizatë të madhe të trafikut të drogës, heroinës, kokainës e kanabisit nga Shqipëria për në Itali.

Prokurori i Leces, Cataldo Motta dhe zëvendës-prokurori, William Cataldi, të cilët kryen hetimet, kanë zbuluar mënyrat e funksionimit të organizatës, e cila krahas trafikut të lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis, ishin kujdesur që edhe të armatoseshin në mënyrë që bënin presion në rast se paratë nuk jepeshin.

Anëtarët e bandës kishin ndarje të qartë. Shqiptarët kujdesshin për furnizimin me drogë, ndërsa kishin krijuar ndërlidhjet e tyre në Shqipëri si dhe menaxhonin të ardhurat aktiviteti kriminal.

Italianët, nga ana tjetër kujdeseshin për pjesën e logjistikë, siç janë depozitat për të fshehur drogën, apo mjetet për transportin, duke vepruar si korrierë.

Organizata u godit në Leçe, ndërsa shtrinte aktivitetin e saj në disa zona si në Salento, Jon, Galipolit, Guagnano, Brindisi, Tarantos, Massafra dhe Statte. Përveç sasive të mëdha të drogës, mbi organizatën rëndojnë edhe akuzat për të dy vrasje.

“Operacioni edhe një herë tregon se në Leçe dhe Brindisi, krimi ka monopolin e trafikut të paligjshëm me Shqipërinë. Nga Salento, droga transportohet për në Italinë e Veriut”, tha një prej zyrtarëve.

Hetimet për organizatën kanë nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë. Nga hetimet ka rezultuar se të gjithë anëtarët e organizatës mbanin kontakte të drejtpërdrejta me klientët e tyre.

Hetuesit italianë, nëpërmjet përgjime telefonike dhe ambientale kanë zbuluar të paktën 40 raste të shitjes së drogës.

Disa nga shqiptarët e arrestuar, janë “fytyra të njohura” për shkak se janë arrestuar më herët për lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Prokurori tha se hetimet janë gjithnjë të vështira, pasi gjithmonë duken të njëjtët njerëz. /Syri.net/