ShowBiz

Si e komenton vjehrra sqarimin e mbrëmshëm të Dua Lipës?

Yolanda Hadid i doli në krah Dua Lipës.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa edhe një herë, që prej mbrëmë është bërë kryetemë e medieve rozë, shkruan lajmi.net.

Artistja është ‘vërshuar’ me komente të serbëve pas publikimit të flamurit “Autochthonous”, ndërsa vendosi që të sqarohet me një tjetër postim.

Ajo tha se nuk kishte asnjë qëllim që të nxiste urrejtje, por është e drejtë e secilit që të ndihet krenarë për vendin dhe etninë e vet.

Këto fjalë të Duas i përkrahin shumë emra të njohur, mes tyre nuk qëndroi në heshtje as nëna e të dashurit të saj Anwar Hadid, Yolanda.

“E thënë shumë mirë”, ka shkruar ajo në komentin që ia la Duas. 

the authorGazetaKNN