ShowBiz

Shyhretja e bën edhe këtë për të realizuar një fotografi (Foto)

Pavarësisht moshës që ka, ajo vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun.
Bëhet fjalë për yllin e muzikës popullore Shyhrete Behluli e cila gjithmonë është e angazhuar me projekte muzikore, koncerte , dasma e ahengje të ndryshme familjare.

Shyhretja është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe gjithmonë është në qendër të vëmendjes me çfarëdo që ajo bën, transmeton Gazeta Express.

Ajo aspak nuk e ka problem të publikojë momente nga jeta e saj me të gjithë fansat.

Shyhrejta së fundmi ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku thotë se nuk ka mundur të rri pa u fotografuar në momentin që ka parë ylberin teksa është krijuar një pamje vërtetë e mrekullueshme.

Teksa ishte duke vozitur ajo ka ndaluar për të realizuar këtë fotografi.

“Është kënaqësi kur sheh ylberi, ndaj ja vlejti për një foto”, kishte lënë mbishkrim këngëtarja e njohur.

E në këtë foto të bukur, nuk ka se si të mos marr komente të shumta.

“Sa te shkon ylberi por ylber je ti”

“je ma e mir se ylberi oooo si ti nuk ka kerkun ne bot te dua shummmm”

“ja ke marr gjyrat ylberit”, “yll shyhrete”, ishin vetëm nga disa komentet e bukura që i kanë lënë asaj fansat në këtë fotografi.

Se sa bukur duket ajo shikoni fotografinë më poshtë.

Këngëtarja e njohur është duke punuar për klipin e ri dhe ai pritet të publikohet së shpejti.

Dy muaj më parë Shyhretja kishte publikuar projektin e saj “Deshti fati”, të cilën e solli në bashkëpunim me vajzën e saj Engjëllushen./Gazeta Express/