Shumë këngëtare të muzikës popullore janë mbledhur sonte në një vend.
Është pikërisht kanagjegji i nuses së Shyhrete Behlulit, ai që ka mbledhur bilbilat e Mushtishtit.
“Ne kanagjegjin e Leartes urime te perzemerta qiftit,dhe koleges ton Shyhretes martesen e djalit.”, ka shkruar përbri fotos Sahide Mustafa.
Në foto nuk shihet askund kolegia dhe njëherit kunata e Shyhretes, Shkurte Fejza. Vlen të përmendim faktin se dyshja në fjalë ka vite që nuk flasin me njër-tjetrën.

Në kanagjegjin e Leartës nuk munguan as koleget e saj, të cilat e kanë uruar për jetë të shumë lumtur bashkëshortore.