Më shumë se tre të katërtat e gjermanëve besojnë se vendi i tyre së shpejti do të jetë cak i terrorizmit, sipas një studimi, i cili vjen pas sulmit me sëpatë në një tren në Bavari, ku u lënduan pesë udhëtarë nga një 17 vjeçar azil kërkues.
Më vonë, përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.
Shtatëdhjetë e shtatë për qind të gjermanëve tani presin që ndonjë sulm do ta godasë Gjermaninë së shpejti, që përbën një rritje krahasuar me dy javë më parë, 69%, sipas një studimi të kryer nga “Forschungsgruppe Ëahlen” për transmetuesin ZDF.
Në studim morën pjesë një mijë e 271 persona, prej të cilëve 20% nuk presin të ndodhë ndonjë sulm terrorist së shpejti. Studimi është mbajtur gjatë tri viteve pas sulmit në tren.
Po ashtu, 59 për qind të gjermanëve mendojnë se vendi i tyre është duke bërë mjaft për t’i mbrojtur ata nga terrorizmi – gati dy herë më shumë se ata që mendojnë se duhet të mbrohen më mirë.