Kuriozitete

Shumë shpejt, vdekjet në aksidente trafiku do t’i takojnë të kaluarës

Zero! Ky është numri i vdekjeve në aksidente trafiku, e cila synohet të arrihet në një të ardhme.

Zyrtarët e transportit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë si synim para vetes që deri në vitin 2046 numri i aksidenteve të trafikut me fatalitet të jetë zero, transmeton Express. Ky projekt i quajtur “Vision Zero”, i cili ka për qëllim uljen e vdekjeve në zero në aksidente trafiku është lëvizje e filluar në Suedi.

Suedia është vendi me numrin më të vogël të vdekjeve në botë. Sipas OBSH-së, Suedia ka mesatarisht tri vdekje për 100,000 banorë.

SHBA ka nivel katër herë më të lartë së Suedia më 35,092 aksidente me fatalitet vetëm në vitin 2015.