Rajon & Botë

Më shumë se 100 milionë njerëz nuk kanë shtëpi, flenë në rrugë (Foto)

Më shumë se 100 milionë njerëz në gjithë botën nuk kanë një vend që ta quajnë shtëpi dhe flenë ku t’i zërë nata.

 

Pak a shumë e njëjta tablo është në çdo shtet, përveç shifrave të ndryshme.

Agjencia “Photocrowd” ka publikuar disa foto të njerëzve të pastrehë nga e gjithë bota.

Etiopi, SHBA, Portugali, Gjermani apo Angli.

Të gjithë përballen me mjerimin dhe pasuria e vetme e tyre është një xhaketë ose mushama e vjetër, dhe mëshira e njerëzve që u falin diçka.