Rajon & Botë

Më shumë se 1 mijë kompjuterë të qeverisë britanike rezultojnë të humbur

Qeveria britanike shprehu keqardhje për humbjen e më shumë se 1 000 komjuterave dhe USB-ve që prej një viti e gjysmë, sipas një hetimi të shtypit, që shqetësohet për zhdukjen e këtyre objekteve potencialisht të ndjeshme.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, më shumë se një kompjuter në ditë është zhdukur, nga 759 të tillë, që prej zgjedhjeve të fundit legjislative në maj 2015, theksoi sot agjencia e lajmeve “Press Association” që ka zhvilluar një sondazh në departamente të ndryshme.

Askush nuk thotë nëse materiali informatik i humbur apo i grabitur përbante informacione të ndjeshme dhe të destinuara për të mbetur konfidenciale.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar gjithashtu humbjen ose grabitjen e 328 CD-ve, DVD-ve dhe USB-ve. Një hetim ka nisur për gjetjen e shkakut.

Ministria e Punës dhe Pensioneve, që menaxhon ndihmat dje pensionet e më shumë se 22 milionë britanikëve, ka njoftuar për 42 komjutera dhe tetë USB të zhdukur.

Sipas një zëdhënësi, pjesa më e madhe e këtyre pajisjeve informatike të humbura kanë janë shkaktuar nga grabitjet në shtëpi apo në zyra si dhe gjatë zhvendosjeve.

Të gjithë komjuterat janë të mbrojtur me një kod të fshehtë.

Ministritë e Mjedisit, të Financave dhe Zhvillimit Ndërkombëtar kanë njoftuar gjithashtu për mungesë të materialit informatik. /kp