Udhëtimi për pushime pranverore i Tiffany Trump në Serbi kushtoi shumë.
Vajza e parë e Donald Trump, Tiffany, po qëndron larg zyrës së presidencës së babait, por pushimet e saj të fundit në Serbi kanë habitur të gjithë, shkruan Yahoo.
Sipas “Quartz”, qëndrimi i saj nga 7 deri më 16 mars nv Serbi i kushtoi qeverisë së SHBA-së së paku 23.000 dollarë.
Sajti e bëri këtë llogaritje bazuar në çmimin e dhomave në hotelin “Square Nine” në Beograd.
Edhe pse nuk ishte në udhëtim zyrtar shtetëror, meqë është anëtare e familjes së ngushtë të presidentit, ajo merr mbrojtje të plotë të Shërbimit Sekret kur udhëton.
Tiffany e cila aktualisht po studion në “Georgetown University”, pushimet pranverore në Serbi i kaloi bashkë me të dashurin e saj, Michael Boulos, i cili është i biri i një biznesmeni miliarder.
Nga këto pushime, Trump postoi një fotografi pranë një statuje. /Lajmi.net/