ShowBiz

Shuki e imiton, Veseli ka një mesazh për të (Video)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që disa ditë ka filluar të realizojë ture të dëgjimit në vende të ndryshme, si në shkolla, universitete dhe shtëpi të shëndetit në Kosovë. Një projekt të tillë e ka filluar edhe Mentor Shuki, me emisionin e tij “MeShukin”

Veseli përmes Facebookut ka shpërndarë videon e emisionit “MeShukin” – prodhim i Gazetës Express, ku ka thënë se është mirë të takohen me Shukin dhe të koordinojnë agjendën e turit të dëgjimit.

“Shuki, është mirë të takohemi dhe të koordinojmë agjendën e turit të dëgjimit, që mos të na bjerë të takohemi në të njëjtin vend”, ka shkruar Veseli.

Kjo është videoja e emisionit: