Aktuale

Shuhet familja nga aksidenti , bashkë me babanë vdesin edhe tre fëmijët

Tragjedia e dhimbshme në Shkodër ka shuar thuajse të gjithë familjen.

Pjestarët e një familje, janë ndarë të gjithë nga jeta përvec bashkëshortes.

Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji, Rajan tetëmuajsh dhe Ajsel pesëvjeçar, ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmë në aksin Shkodër-Velipojë.

Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe vajza e tij 10-vjecare, ndërsa bashkëshortja është në gjendje të rëndë.

Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashë me bashkëshorten dhe tre fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Të plagosur po ashtu janë edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’./albeu.com