Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales “Nëna Terezë”, në Prishtinë.
Shugurimi është bërë në prani të Kardinalit, Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut, shkruan rel.
Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë, e njohur ndryshe edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit.
Në ceremoni kanë marrë pjesë personalitete udhëheqës të Ipeshkvisë së Kosovës, figura politike dhe ato të jetës publike. Ndër tjerë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe i mandatari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.
Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe.