Kuvendi i Kosovës ka shtyrë votimin e Ligjit për veteranët e luftës, për shkak të mungesës së kuorumit.
Votimi i ligjit ishte paraparë të bëhej sot në orën 15:15, pas rileximit të tij nga Qeveria.
Por, as një shtyrje triorëshe nuk ka mjaftuar që deputetët të shkonin për ta votuar ligjin.
Ligji për veteranët e luftës tani parashihet të votohet nesër në Kuvend, në orën 10:00.