Vizita zyrtare e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, e paraparë për sot në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.
Vizita zyrtare në Suedi, ku ishin paraparë takime me homologen e ministrit Pacolli, ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallström, me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër.
Vizita në Suedi është në kuadër të turneut diplomatik të ministrit të Jashtëm Pacolli në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.