Aktuale

Shtyhet takimi mes Thaçit dhe Hahn, kjo është arsyeja

Komisionari i për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, pritet që të arrij sot në Kosovë ku do të zhvilloj takime me krerët institucional.

Një takim i tillë është paralajmëruar në ora 13:15,edhe me presidentin e vendit Hashim Thaçi, është shtyer për në ora 16:00 siç thuhet në njoftimin e presidencës, për shkaqe objektive.

“Shtyhet për në orën 16:00 takimi i presidentit Thaçi dhe komisionarit Hahn.Për shkaqe objektive, takimi i paraparë i presidentit Thaçi për t’u mbajtur në orën 13:15 me komisionarin Hahn, është shtyrë për në orën 16:00 të ditës së sotme”, thuhet në njoftimin e presidencës/FaktePlus