Sot nga ora 9:30 e mëngjesit në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka qenë e paraparë që të mbahet seanca për rastin e të miturit Aulon Zeka. Për shkak të mos-prezencës së avokatit të palës tjetër, seanca shtyhet me datën 28 mars.
Lajmin e bëri të ditur një nga familjarët e Aulonit në rrjetin social facebook.
Aulon Zeka ishte vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar, ndërsa lidhur me këtë vrasje ishin arrestuar dy të mitur./GazetaKNN/