Aktuale

Shtyhet përsëri seanca për gazin

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak se deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj nuk janë paraqitur sërish në gjykatë.

Kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar që të lëshohet urdhër arrest për ndalim me arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit ndaj Kurtit, Haxhiut dhe Kadajt.

Në seancë ishte i pranishëm sot ishte vetëm deputeti Faton Topalli.

Ndërkohë, në seancë sot nuk u paraqitën as të dëmtuarat e këtij rasti, deputetet e PDK-së, Flora Borvina e Blerta Deliu-Kodra.

Katër deputetët e VV-së akuzohen për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm: Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit.