Aktuale

Shtyhet për pak orë takimi mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shtyrë për pak orë takimin.

Ata do të takohen sot në orën 13:00 në selinë e partisë që drejton Isa Mustafa.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar si nga LVV ashtu edhe nga LDK.

“Takimi do të mbahet në orën 13:00”, kanë thënë nga Sekretariati për Media i LVV-së.

Kurse zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besian Mustafa përveç që ka konfirmuar se takimi do të mbahet në zyrat qendrore të LDK-së, tha se sot pritet të diskutohet për harmonizimin e programeve qeverisëse të LVV-së e LDK-së.