Aktuale

Shtyhet mbledhja e Qeverisë ku pritej të miratohej projektligji për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës ka shtyrë mbledhjen e paraparë të mbahej nesër në mëngjes, e që për rend dite kishte procedimin në Kuvend të Demarkacionit. 

Shtyrjen e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Qeverisë, Faton Avdullahu.

“Po mbledhja e Qeverisë është shty”, ka thënë shkurt Avdullahu, duke mos treguar për arsyet e as kohen për kur do të thirret mbledhja.

Mediat raportojnë se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të shefit të Qeverisë, Kryeministrit Isa Mustafa.