ShowBiz

Shtyhet konferenca për media e Loredanës, avokati tregon orën kur do të mbahet

Avokati i Loredanës ka treguar se konferenca për media e paraparë të mbahet sot nga ora 12:00 do të mbahet në orën 14:00 në lokacionin e njëjtë.

Loredana gjendet në Kosovë dhe ka lajmëruar se gjatë ditë së sotme ajo do të mbajë një konferencë për media për të shpjeguar gjithë rastin me skandalin në Zvicër.

Ajo ka angazhuar avokatët kosovarë, Tom Gashin dhe Artan Sadikun për t’u marrë me këtë çështje ndërsa ata kanë vendosur që gjatë ditës së sotme të flasin në një konferencë për media në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Megjithëse konferenca është paralajmërurar se do të mbahet nga oora 12:00 në hotelin Emerald, është avokati Tomë Gashi i cili ka lajmëruar se konferenca është shtyrë për në orën 14:00, për shkak të disa angazhimeve të tij.

Konferenca do të mbahet në po të njëjtin lokacion siç është lajmëruar më herët./Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli