Vrima në shtresën e ozonit mbi Antarktik më në fund ka filluar të ‘shërohet’ pas disa vitesh hapje.
Një studim i ri ka regjistruar një rritje të ozonit në regjionin e ngrirë, duke sugjeruar se marrëveshjet e bëra rreth tri dekada më parë për të kufizuar përdorimin e substancave përgjegjëse për sosjen e ozonit, janë duke pasur efekt pozitiv.
Gjithashtu me rritjen e ozonit është duke u zvogëluar edhe norma e sosjes së ozonit në stratosferë – shtresën e dytë më të madhe atmosferike të Tokës, transmeton Gazeta Express.
Ozoni është një gaz i përbërë nga tri molekula të oksigjenit të cilat janë të dëmshme për shëndetin tonë këtu poshtë, por në atmosferë ai e mbron Tokën nga rrezatimi ultravjollcë që vjen nga dielli.